Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal, për gusht 2024 u shtuan 7,200 vende
Shtimi i flukseve të turistëve të huaj vijon të nxisë rritjen e kërkesës së bizneseve për punësime sezonale përgjatë sezonit turistik.Vetëm në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës ku është i përqendruar një numër i lartë i strukturave akomoduese apo resortet, për muajin gusht sipas të dhënave të administratës tatimore u punësuan rreth 7,292 punonjës sezonalë apo 67% më shumë sesa numri i të punësuarve të muajit dhjetor.Sipas Tatimeve, numri i punonjësve sipas listëpagesës së muajit Dhjetor 2024 për tatimpaguesit që zhvillojnë aktivitet në sektorin e turizmit, në qarkun Durrës është 7,466 punonjës dhe në qarkun Vlorë 3,404 punonjës apo në total prej 10,870 të punësuarve në turizëm.Ndërsa numri i punonjësve sipas listëpagesës së muajit Gusht 2024 për tatimpaguesit që zhvillojnë aktivitet në sektorin e...