Analizë/ Nga ‘Maga’ në ‘Mega’, si po fiton terren “Trumpizmi” në Mbretërinë e Bashkuar

Analizë/ Nga ‘Maga’ në ‘Mega’, si po fiton terren “Trumpizmi” në Mbretërinë e Bashkuar

Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar rezulton më pak popullor madje edhe se Benjamin Netanyahu, sipas sondazheve. Megjithatë, ideologjia e tij, e njohur si trumpizëm, po zë rrënjë në shtetin ishullur. Sipas vëzhguesve, ajo ideologji po fiton terren me ritme të frikshme, sidomos pas protestës së javës së kaluar të organizuar nga ekstremisti dhe nacionalisti i dënuar Tommy Robinson, shkruan La Repubblica. Nën një det flamujsh “Union Jack”, marshuan mbi 150 mijë vetë, përfshirë punëtorë, njerëz të thjeshtë, ish-votues laburistë dhe ata që mediat britanike i quajnë “forgotten men”. Në tubim u panë kapele të kuqe me shkrimin “MEGA”, “Make England Great Again”, duke sinjalizuar lindjen e një versioni britanik të sloganit të Trump. Përreth shpaloseshin bluza me parulla anti-emigracion si “Stop importing, start deporting”, pankarta...