Doda sqaron pozicionin politik në Kuvend: Jam pjesë e opozitës, e koordinuar me PD për çdo aksion

Doda sqaron pozicionin politik në Kuvend: Jam pjesë e opozitës, e koordinuar me PD për çdo aksion

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar në rrjetet sociale pas diskutimeve të shumta që janë ngritur në lidhje me pozicionimin e saj politik në Kuvendin e ri. Me anë të një postimi në Facebook,  ajo ka theksuar se mbetet pjesë e opozitës, edhe pse nuk është regjistruar në tre grupet parlamentare të opozitës. Doda sqaron se është zgjedhur si deputete e PDIU-së në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe se për shkak të pamundësisë për të krijuar një grup të veçantë parlamentar për PDIU-në, ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e asnjë grupi ekzistues. “Jam pjesë e opozitës duke ruajtur identitetin e forcës politike që përfaqësoj. Nëse do të kishte një grup të përbashkët opozitar, padyshim do isha pjesë e tij”, shkruan...