Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
OBSH: Shqipëria rrezikon boshatisjen nga mjekët, çdo vit largohet një brez i ri
Bota E Enjte, 18 Shtator 2025 10:24 Emigrimi i mjekëve shqiptarë po kthehet në kërcënim serioz për sistemin shëndetësor të vendit. Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mesatarisht rreth 150 mjekë largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër pothuajse e barabartë me numrin e studentëve që diplomohen çdo vit në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Kjo do të thotë se praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas përfundimit të studimeve. Të dhënat e publikuara tregojnë se deri në vitin 2020, 1 060 mjekë të diplomuar në Shqipëri punonin tashmë në 38 vende të botës. Vetëm Gjermania regjistronte 988 mjekë shqiptarë në vitin 2021, nga vetëm 149 që kishte në vitin 2013 – një rritje mbi gjashtëfish. Kjo...