Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Babai i dënuar për evasion fiskal, i biri 24 vjeç, rezidencë në Farkë. Historia e dyshimtë e “Unit Power”
Në qershor të vitit 2021, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e biznesmenit Arben Kacos, i cili ishte dënuar me 4 vjet burgim për “fshehje të të ardhurave” (evazion fiskal). Rasti i pronarit të kompanisë “Kontinental” me seli në Korçë, i cili mund të përbënte një rutinë të thjeshtë policore, rikthehet në vëmendje tashmë që djali i tij, vetëm 24 vjeç, rezulton aksioner në një kompani që po ndërton një kompleks rezidencial miliona euro në zonën e Farkës, shumë pranë një qendre të rëndësishme tregtare. Në foto: Arben Kacos I biri i Arbenit, Flavjo Kacos, i datëlindjes 1994, është ortak në kompaninë “Unit Power”. Në krah të tij është 36-vjeçari Aleks Male. Projekti luksoz mban firmën e studios arkitekturore “Unit Studio” të Aleks Males dhe “Son...