Trafikonte pako me lëndë narkotike nga Spanja / Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, vihet në kërkim porositësi

Trafikonte pako me lëndë narkotike nga Spanja / Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, vihet në kërkim porositësi

Një 20-vjeçar është vënë në pranga, pasi është kapur duke marrë një pako me lëndë narkotike në një degë poste, të ardhur nga Spanja. Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”. Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja. Si rezultat i hetimeve të kryera...