Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mirgen Dervishi, llogaritari i rryshfeteve dhe pastrimit të parave kërkon në gjykatë rikthimin në Tatime
Emri i Mirgen Dervishit u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2015, kur u arrestua nga policia si i përfshirë në një skemë të mashtrimit me tvsh për 5 milionë euro. Në atë kohë zoti Dervishi mbante posti e përgjegjësit në sektorin e kontrollit në drejtorinë rajonale tatimore të Tiranës. Pas arrestimit, Dervishi u shkarkua nga tatimet. Por më vonë ai e vazhdoi karrierën në sektorin privat, si kontabilist. Por emri i Dervishit do të rikthehej sërish në publik, verën e këtij viti, kur shpërtheu dosja Bankers. Sipas prokurorisë së Fierit, zoti Dervishi rezulton se ka marrë 4 milionë euro nga Bankers Petroleum të justifikuara si pagesa për shërbime kontabiliteti, por në të vërtetë shërbimet nuk janë kryer. Prokuroria nuk...