Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
BE autorizon ilaçin për trajtimin e depresionit te gratë pas lindjes
Gratë që vuajnë nga depresioni pas lindjes do të kenë së shpejti një trajtim të posaçëm me medikamentin “zuranolone” në Bashkimin Evropian, pas miratimit nga Komisioni Evropian. Depresioni pas lindjes (PPD) është një gjendje e shëndetit mendor që mund të prekë gratë pas lindjes. Simptomat përfshijnë trishtim, ankth, lodhje dhe vështirësi në funksionimin e përditshëm. “Gjendja depresive pas lindjes mund të jetë e rëndë dhe afatgjatë, me pasoja negative si për nënën ashtu edhe për fëmijën”, shkroi sot komisioni në një komunikatë për shtyp. Deri më tani nuk ka pasur trajtime të miratuara posaçërisht për PPD-në, ndërsa antidepresantët standardë shpesh kanë nevojë për kohë të gjatë përpara se të lehtësojnë simptomat. Ky ilaç i ri, që merret vetëm me recetë në formë orale, mund të...