“Stuhi në gotë nga dashakeqët që iu qan zemra për opozitën” – Mesila Doda sqaron largimin e saj nga PD

“Stuhi në gotë nga dashakeqët që iu qan zemra për opozitën” – Mesila Doda sqaron largimin e saj nga PD

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka bërë një sqarim në Facebook, e detyruar siç pohon, nga reagimet në rrjetet sociale mbi vendimin e saj për të dalë si deputete e pavarur. Doda shkruan se është pjesë e opozitës dhe se çdo qëndrim i saj është i bashkërenduar me qëndrimet politike të PD-së. Sipas saj, vendimi për të dalë e pavarur ka ardhur pasi nuk ka pasur mundësinë për të krijuar një grup të PDIU-së. “Meqenëse po shoh një stuhi në gotë të ngritur nga soj soj mendjesh, jam e detyruar të bëj këtë sqarim. Në zgjedhjet parlamentare jam rregjistruar si deputete e PDIU-së, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në konfigurimin e ri të grupeve parlamentare kam mësuar që janë krijuar tre grupe dhe në...