Nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE, te trefishimi i buxhetit për shëndetësinë e rritja ekonomike,  Rama prezanton sot programin qeverisës! Seancë maratonë në Kuvend

Nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE, te trefishimi i buxhetit për shëndetësinë e rritja ekonomike, Rama prezanton sot programin qeverisës! Seancë maratonë në Kuvend

Sot në orën 10:00 kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij do të prezantojnë në parlament programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Konferenca e kryetarëve e mbledhur ditën e djeshme vendosi që çdo deputet ka të drejtë të flasë 10 minuta. Rregullorja ka vetëm dy përjashtime; kryeministri e ka kohën e diskutimit pa limit dhe lideri i opozitës ka të drejtë të flasë po aq sa lideri i mazhorancës. Tradicionalisht në seancën për votëbesimin e qeverisë flasin të gjithë deputetët, ndaj pritet që mbledhja e parlamentit të nisë të enjten e të mbyllet ditën e premte. Pasi të votohet në parlament kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij do të betohen të premten para presidentit të Republikës dhe do të nisin...