Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Në garë për kreun e Gjykatës Kushtetuese- Vlerësimi, ja si renditen 6 kandidatët
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidaturave për të cilët është vendosur lejimi për konkurimin në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga ky Këshill si dhe komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturave, bën publike rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve, sipas kësaj renditje: 1) Asim Vokshi 89.5 pikë;2) Naureda Llagami 89.3 pikë;3) Florian Ballhysa 77.83 pikë;4) Alma Faskaj 77.77 pikë;5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë;6) Alban Toro 74.22 pikë.