Dita e sotme me mot të kthjellët, ulen lehtë temperaturat

Dita e sotme me mot të kthjellët, ulen lehtë temperaturat

Ditën e sotme (18 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 17 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 3-4 ballë. Temperaturat maksimale do të jenë 33 gradë celcius, ndërsa ato minimalet në zonat veriore 26 gradë celcius.