Nga padia ligjore në një darkë në Britani, vizita e Trump detyron pronarin e gazetës të hajë darkë me “armikun e tij ligjor” 

Nga padia ligjore në një darkë në Britani, vizita e Trump detyron pronarin e gazetës të hajë darkë me “armikun e tij ligjor” 

Në darkën e së mërkurës në Kështjellën Windsor, Presidenti Trump u ul në një tryezë me pronarin e “Wall Street Journal”, Rupert Murdoch, një fytyrë e njohur në darkat shtetërore me të cilin ai është i përfshirë në një betejë ligjore. Murdoch dhe gruaja e tij e pestë Elena ishin të pranishëm në Kështjellën Windsor, si pjesë e një liste intime të të ftuarve që përfshin vetëm 160 persona, që është e përpiluar nga Familja Mbretërore dhe Shtëpia e Bardhë. Trump e ka paditur pronarin e gazetës “Wall Street Journal” pasi ajo raportoi për një letër ditëlindjeje, e cila iu dha Jeffrey Epstein me emër të Trump. Edhe pse kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mohuar të jetë firma e tij, gazeta vazhdoi publikimet, gjë...