Vrau ish-të dashurën, ish-futbollisti italian dënohet përfundimisht me burg përjetë

Vrau ish-të dashurën, ish-futbollisti italian dënohet përfundimisht me burg përjetë

Gjykata e Kasacionit i ka dhënë fund procesit gjyqësor për vrasjen e Alessandra Matteuzzi, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Giovanni Padovani-n, ish-futbollistin dhe modelin amator 29-vjeçar, i cili vrau brutalish ish-të dashurën e tij 56-vjeçare në Bolonjë më 23 gusht 2022. Vendimi, i marrë pas një shqyrtimi që zgjati pak më shumë se dy orë, hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes, të përfaqësuar nga avokati Gabriele Bordoni, dhe miratoi kërkesat e Prokurorit të Përgjithshëm. Krimi, i ndodhur jashtë shtëpisë së viktimës, tronditi thellësisht qytetin. Alessandra Matteuzzi u sulmua me dhunë të paprecedentë: Padovani e goditi me shqelma, grushte, çekiç dhe e sulmoi me një stol hekuri të marrë nga kopshti i apartamentit. Viktima, e cila ishte në telefon me motrën e...