SHBA i jep fund censurës, ndërsa në Shqipëri kufizohet aksesi i gazetarëve në Parlament

SHBA i jep fund censurës, ndërsa në Shqipëri kufizohet aksesi i gazetarëve në Parlament

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kornizave të ngritura nga administrata e mëparshme për të luftuar manipulimin e informacionit nga shtetet e huaja, duke i cilësuar ato si mjete censure politike. Më 16 prill, Sekretari i Shtetit Marco Rubio urdhëroi mbylljen e Qendrës për Kundër Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Informacionit të Huaj (R/FIMI), e njohur më parë si Qendra Globale e Angazhimit (GEC). Vendimi përputhet me urdhrin ekzekutiv të Presidentit Trump të 20 janarit për rivendosjen e lirisë së fjalës dhe ndalimin e censurës federale. “Përmes lirisë së fjalës, SHBA do të kundërshtojë propagandën keqdashëse nga kundërshtarët, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtën e qytetarëve për të shkëmbyer ide,” thuhet në deklaratë. Por ndërsa SHBA thekson rëndësinë e transparencës dhe lirisë së...