Vr*sjet seri dhe porositë e “Momës”, Dumani: Dine Çami më tha ”o çuna, nuk është mirë kështu”

Vr*sjet seri dhe porositë e “Momës”, Dumani: Dine Çami më tha ”o çuna, nuk është mirë kështu”

Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 22:00 Kur vëllezërit Çopja dhe Talo Çela shtrënguan duart për vrasjen e Andi Zylyfit ata përdorën makinën e Nuredin Dumanit. Aty, nisi tradhtia që e shtyu Nuredinin të braktiste të tijtë, e ti bashkohej Erjon Alibejt. “Pas disa ditësh, nuk e mbaj mend fiks sa ditë ka qenë pas këtij rasti që i dhashë makinën, ndodhi një vrasje në Peqin. Që ishte i ndjeri Andi Zylyfi, edhe një shtetas tjetër që mbeti i plagosur. Po atë natë vjen policia ke shtëpia ime. Ngjarja ndodh në Peqin, atentatorët unë e dija kush ishin, edhe çne vjen policia te ne. Për këtë gjë mendova shumë gjëra të tjera, këtu po bëhet një lojë tani, se dashkan me na e fut neve...