Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Beteja e opozitës në Parlament, ish deputeti: Nga 50 deputetë të PD-së, vetëm 7 kanë vota reale nga qytetarët
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi nuk i ndali kritikat ndaj opozitës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Murrizi nënvizoi se po ngre shqetësimet në emër të 7250 qytetarëve që e votuan në 11 Maj dhe të demokratëve që kanë 13 vite në opozitë. Ai theksoi se nga 50 deputetë që ka PD-ja, vetëm 7 prej tyre kanë vota reale nga qytetarët. Murrizi deklaroi se nuk ka asnjë kontakt me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. INTERVISTA E PLOTË: Ku do të dalë Myslym Murrizi me këtë fushatë kritike të ashpërsuar sidomos javët e fundit? Murrizi: Nëse quhet deklarimi apo thënia me zë të lartë i realitetit sot si kritik, është çështje...