Vrasja e Charlie Kirk, ish-presidenti Obama del kundër Donald Trump: Po thellon ndasitë kulturore dhe politike në SHBA

Vrasja e Charlie Kirk, ish-presidenti Obama del kundër Donald Trump: Po thellon ndasitë kulturore dhe politike në SHBA

Ish-presidenti amerikan Barack Obama komentoi situatën e tensionuar politike në SHBA pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, duke e quajtur këtë një “moment të rrezikshëm” për vendin. Në një fjalim të mbajtur në Pensilvani, Obama theksoi se përçarjet politike nuk janë të reja, por dhuna politike është e papranueshme për një demokraci. Obama kritikoi ashpër reagimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj ngjarjes, duke akuzuar administratën e Donald Trump për përkeqësimin e ndarjes në vend. Ai tha se përpjekjet për “identifikimin e një armiku” para se të sqarohej se kush ishte përgjegjësi për vrasjen, po thellojnë ndasitë kulturore dhe politike në SHBA. “Parimi kryesor i sistemit tonë demokratik është që mund të mos pajtohemi dhe të kemi debate të ashpra, por pa përdorur dhunë,” tha...