Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame në Tiranë, Rama: Një hapësirë e munguar për kryeqytetin, dëshmi e rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare

Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame në Tiranë, Rama: Një hapësirë e munguar për kryeqytetin, dëshmi e rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një konference ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, një qendër e re kulture, ku do të ekspozohen objekte e libra me vlerë të rrallë. “Besoj që kjo nisëm e bukur nuk ka nevojë për shumë fjalë nga ana ime, aq më tepër pas prezantimit interesant edhe të mirëstudiuar nga ana e arkitektit. Unë kam bindjen që këtu është krijuar energjia e duhur me djemtë e koleksionit, me arkitektin, nga ana tjetër me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës. Kështu janë të gjitha forcat e nevojshme për të ndërtuar më në fund një hapësirë të munguar në Tiranë, të artit dhe kulturës islame. Është një hapësirë e munguar dhe për atë arsye që shumë bukur...