Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame/ Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb tone

Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame/ Rama: Stacion kyç i historisë sonë si komb tone

Në Konferencën ndërkombëtare për projektin e Muzeut të Artit dhe Trashëgimisë Islame, kryeministri Rama tha se ky është një stacion kyç i historisë së kombit tonë. Më tej, Rama tha se në Shkodër do të ketë një tjetër muze që do i dedikohet martirizimit të Klerit Katolik duke plotësuar kështu mozaikun e munguar të fesë. Sakaq, Muzeu i Artit dhe Trashëgimisë Islame do të jetë një qendër e re kulture që i mungon kryeqytetit, ku do të ekspozohen objekte e libra me vlerë të rrallë. “Ky është një stacion kyç i historisë sonë si komb, qytet dhe kryeqytet. Besoj se talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është autor i një tjetër muzeu, Muzeut Marubi në Shkodër, që është dhe projektuesi i Muzeut të ri Kombëtar...