Tensione në selinë rozë/ Disa këshilltarë të PS-së hezituan firmosjen për shkarkimin e Veliaj, çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura?

Tensione në selinë rozë/ Disa këshilltarë të PS-së hezituan firmosjen për shkarkimin e Veliaj, çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura?

selia rozë-partia socialiste TIRANË- Mbledhja e këshiltarëve socialistë pasditen e kësaj të mërkure në selinë rozë, është shqoëruar me tensione dhe debate të forta. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë mbledhjes, disa anëtarë të PS-së kanë hezituar fillimisht për të dhënë firmën e tyre në kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.  Mësohet se këshilltari socialist, Aldo Mërkoçi ka bërë rezistencë për të firmosur tekstin e shkarkimit. Mërkoçi ka kërkuar që në deklaratë të shënohet se Erion Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe ka punuar për banorët e Tiranës. Në fund, ai ka pranuar të firmosë tekstin pasi këkresa e tij është marrë parasysh.  Një tjetër këshilltar, bashkëpunëtor i Veliajt, që ka refuzuar të firmosë shkarkimin e kryebashkiakut është edhe Eridian Saljanji. Madje, ky...