Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Osmani bisedon me diplomatin amerikan Hanrahan për ruajtjen e marrëdhënieve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me diplomatin amerikan Brendan Hanrahan, për rëndësinë e ruajtës aleancës “sonë të fortë”, pak ditë pasi SHBA-ja njoftoi për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik që Osmani shpresonte ta finalizonte këtë vit. Osmani shkroi në X se me Hanrahanin – i cili është zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane – bisedoi edhe për të garantuar “koordinim të ngushtë me partnerin tonë kryesor”. “Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik”, theksoi ajo. Ajo u zotua se si presidente e vendit do të angazhohet me administratën e presidentit Donald Trump “për të ruajtur dhe mbrojtur...