Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U kap me fermë kanabisi në Britani/ ‘Më shkatërrohet martesa nëse kthehem në vendlindje’, shqiptari i shpëton deportimit
Një shqiptar, trafikant droge, arriti t’i shpëtonte për momentin deportimit në Sqhipëri, falë pezullimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila kishte vendosur riathesimin e tij në vendlindje. Në vendimin e Gjykatës, thuhej se marrëdhënia e shqiptarit me gruan e tij do të dëmtohej, nëse ai do të dëbohej nga Mbretëria e Bashkuar. Roland Matranxhi u dënua me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës së Mançesterit në vitin 2023, për përfshirjen e tij në një fermë të madhe të kanabisit me një bande droge. Ministria e Brendshme u përpoq ta deportonte atë, por shqiptari apeloi në një gjykatë më të ulët për imigracionin. Partnerja e tij portugeze i tha gjykatës se nuk do të zhvendosej...