Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shkarkimi i Veliajt/ PS nis procedurat, kur mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës?
erion veliaj TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet të martën për të shqyrtuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, që prej 7 muajsh është në qeli. Burime për mediat bëjnë me dije se ky vendim u është komunikuar këtë të mërkurë këshilltarëve të Partisë Socialiste, të cilët u mblodhën sot në selinë rozë. Pritet që këshilltarët më pas të depozitojnë një kërkesë të re për shkarkimin e Veliajt, e cila do t’i prezantohet Këshillit Bashkiak. Argumenti kryesor që do të përdoret në këtë kërkesë është neni 62 pika c i ligjit për qeverisjen vendore, i cili parashikon shkarkimin për mosparaqitje në detyrë për një periudhë tremujore të pandërprerë. Pas nisjes së procedurave nga Këshilli Bashkiak, do të jetë Këshilli i Ministrave që do të vendosë për...