Veliaj i ‘brektisur’/ Socialistët mblidhen për shkarkimin, kryebashkiaku gati për përballje në Kushtetuese

Veliaj i ‘brektisur’/ Socialistët mblidhen për shkarkimin, kryebashkiaku gati për përballje në Kushtetuese

Këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë mbledhur këtë pasdite për të diskutuar mbi procedurën që do të ndjekin për shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj. Mbledhja e tyre ka nisur në orën 17:00 në selinë e Partisë Socialiste. Ky hap i këshilltarëve socialistë vjen pas deklaratës së një jave më parë të kryeministrit Rama në Asamblenë e PS-së, i cili teksa kërkoi edhe nisjen e procedurës dhe gjetjen e bazës ligjore për largimin e Veliajt, bëri të ditur se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidate e socialistëve në zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Nga ana tjetër, avokatët e kryebashkiakut në detyrë, pritet që të vijojnë betejën e tyre ligjore edhe në Kushtetuese pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës të marrë vendim për shkarkimin...