Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Automjeti juaj është gjobitur”/ AKSK: Mos e hapni këtë mesazh mashtrues
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga mesazhet që mund të mbërrijnë në telefonat e tyre, pasi kanë të bëjnë me mashtrim. Synimi duket se është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e tyre. Grupi që qëndron pas mesazheve tenton ti mashtrojë qytetarët sikur kanë marrë gjoba makinash, teksa AKSK apelon që mesazezhe të tilla në celular nuk duhen klikuar. Njoftimi i AKSK: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online....