Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

Trump thyen protokollin në Britani, u vonua 21 minuta dhe nuk u përkul para çiftit mbretëror

Mbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën sot Donald Trump dhe gruan e tij Melania në Britani, duke nisur vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan. Megjithatë, mediat britanike nxituan të theksonin se presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e SHBA-së thyen protokollin mbretëror sapo mbërritën në Kështjellën Windsor. Trump u ul me helikopterin Marine One në Kopshtin e Muruar të Windsor 21 minuta pas kohës së planifikuar të mbërritjes së tij, e cila ishte në orën 11:55. Mbërritja e çiftit Trump u shoqërua me kolonë muzikore nga Kalorësia Familjare, e cila mbante veshur uniforma zyrtare të dizenjuara në shekullin e 17-të dhe të bëra prej fije ari të pastër. Sapo Trump përshëndeti Princeshën e Uellsit, e cila së bashku...