Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditje për kursin valutor/ Euro rrëzohet në nivel rekord, ekspertët paralajmërojnë zhvillime të papritura
Për herë të parë në histori, euro ka zbritur poshtë nivelit mesatar të 97 lekevë, në tregun e brendshëm valutor, madje edhe poshtë niveleve të korrikut apo gushtit, kur fluksi i eurove në ekonominë shqiptare ishte më i lartë, si pasojë e numrit të lartë të turistëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet të mërkurën mesatarisht me 96.78 lekë, në rënie me 0.13 pikë krahasuar me ditën e martë. Sipas ekspertëve, rënia mund të shpjegohet me faktin se fluksi i valutës së huaj po shpërndahet gjatë gjithë vitit, si pasojë e remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte, ndërsa numri i turistëve në vend vijon të jetë i lartë edhe gjatë shtatorit. Eksperti i tregjeve financiare, Artur Ribaj, shprehet se ndryshimi i strukturës...