Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            Mbeti jashtë ”E Diell”, Xheneta thumbon hapur Eglin
                            Showbiz E Mërkurë, 17 Shtator 2025 16:51 Në sezonin e ri të programit “E Diell”, mungesa e Xheneta Fetahu ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Ish-banorja e ”Big Brother Kosova Vip 3” nuk shfaqet në promon zyrtare. Xheneta nuk ka qëndruar pa reaguar, dhe përmes një postimi në Instagram ka lëshuar një mesazh të qartë që për disa është kundër Egli Takos, e cila do të ketë programin e saj në ”E Diell”. ”Vendi im nuk është për tu rrëmbyer”. Ky thumb i hapur ka nxitur komentet e ndjekësve, të cilët mezi presin të shohin se si do të zhvillohet dinamika mes tyre në ekran.