Shpëtoi fëmijët nga mbytja, shqiptarit i jepet nënshtetësia greke nga kryeministri Mitsotakis

Shpëtoi fëmijët nga mbytja, shqiptarit i jepet nënshtetësia greke nga kryeministri Mitsotakis

Rajoni E Mërkurë, 17 Shtator 2025 16:00 Ledian Goka u shndërrua në hero në Greqi, pasi shpëtoi nga mbytja në lum 2 fëmijë të vegjël në muajin qershor 2025, më në fund ka marrë nënshtetësinë greke. Shqiptarit i është dhënë nënshtetësia greke nga vetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka falenderuar publikisht për aktin heroik. “Ledian Goka në qershor të vitit 2025 rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy fëmijë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Arachthos. Një akt vetëmohimi që është një shembull i humanizimit dhe heroizmit. Sot atij iu dha nënshtetësia greke. E falenderojmë”, ka shkruar në Facebook Kryeministri Mitsotakis. Ledian Goga është nga Berati. Ai emigroi drejt Greqisë 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17...