Nesër seanca maratonë më shumë se 25 orë, Rama prezanton programin qeverisës, çdo deputet nga 10 minuta kohë

Nesër seanca maratonë më shumë se 25 orë, Rama prezanton programin qeverisës, çdo deputet nga 10 minuta kohë

Kuvendi do të mblidhet për herë të tretë brenda kësaj jave.Të enjten në orën 10.00, në foltore do të zbresë kryeministri Edi Rama i cili në nisje të mandatit të tij të 4-t do të prezantojë programin qeverisës.Për të organizuar kohëzgjatjen e debatit parlamentar u mblodh konferenca e kryetarëve këtë të mërkurë, e cila vendosi që secili deputet do të ketë të drejtën të flasë nga 10 minuta. Demokratët kërkuan debat pa limit nga kryeparlamentari Niko Peleshi, për sa kohë prania e Edi Ramës për debat në Kuvend, është një mundësi përballjeje që e kanë rrallë. Kjo do të thotë se do të duhen 23 orë për diskutimet e plota, pa llogaritur këtu kohën që merr vetë kryeministri, i cili sipas rregullores së Kuvendit, nuk...