Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Merz paralajmëron gjermanët për ndryshime të thella: Vjeshtë e vendimeve të rëndësishme
Në fjalimin e tij në Bundestag të mërkurën, (17.09.) Friedrich Merz e paraqiti veten si kancelar reformist, ai i përgatiti gjermanët për reforma të gjera në muajt e ardhshëm. “Vendi ynë ndodhet para vendimeve të rëndësishme këtë vjeshtë”, tha Merz gjatë debatit të përgjithshëm mbi buxhetin në Bundestag. Prandaj është e rëndësishme, të “marrim rrugën e duhur në këtë moment historik”. Nuk ka të bëjë “me asgjë më shumë dhe asgjë më pak se me të ardhmen e vendit tonë – si jetojmë, si jetojmë së bashku, si punojmë, si bëjmë biznes dhe nëse vlerat tona do të vazhdojnë të qëndrojnë”. “Vendimet që na presin nuk kanë të bëjnë me detaje, por me çështje shumë themelore”, tha kreu i CDU. Në fjalën e tij, Merz...