Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Kemi 4 muaj që kërkojmë shkarkimin e Veliajt…’/ Pano: Tirana ‘po fundoset’ nga keqmenaxhimi
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano, i ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve të mesditës në SYRI TV, tha se tashmë Bashkia e Tiranës ndodhet në një fazë legjitimiteti të plotë për të ndërmarrë hapat ligjorë drejt shkarkimit të Erion Veliajt. Sipas tij, opozita ka kërkuar prej muajit maj që të diskutohet zyrtarisht situata në bashki dhe të nisë procedura për shkarkimin e Veliajt, por kërkesa është injoruar nga mazhoranca. Pano thekson se Bashkia është keqmenaxhuar si me praninë, ashtu edhe në mungesë të Veliajt, ndërsa problematika të mëdha, si mungesa e ujit të pijshëm, vazhdojnë të mbeten pa përgjegjës. Jonathan Pano: Tani jemi në një legjitimitet total të Bashkisë së Tiranës. Ne si grup i partisë Demokratike,...