Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nis votimi i diasporës për zgjedhjet lokale në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar procesi i votimit jashtë Kosovës për shtetasit e Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Kjo periudhë 25-ditore (17 shtator – 11 tetor 2025) do të vlejë vetëm për 43,933 shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, sipas të cilave KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotime, KQZ ka përgatitur pakot për secilin votues të regjistruar, e cila përmban nga dy fletëvotime, një për zgjedhjet për Kryetar...