Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Fjala si arketip i rezistencës: Gandhi dhe Ukshin Hoti në poezinë “Misteri i tuebâmjes” të Halil Matoshit
Sarë Gjergji Nga: Sarë GjergjiPoezia “Misteri i tuebâmjes” ndërton një hark të gjerë historik, filozofik dhe poetik, duke lidhur figurat e mëdha të lirisë si Mahatma Gandhi dhe Ukshin Hoti në një vizion të përbashkët të sakrificës, magjisë së fjalës dhe qëndresës njerëzore.Në vargun hyrës, data “8 gusht 1942” dhe përmendja e Gandhit nënvizojnë një moment kulmor të rezistencës paqësore indiane, të interpretuar si “magji” që e bën lirinë parzmore, një mburojë të brendshme shpirtërore. Fjala kthehet në “shpatë”, një figurë që thekson fuqinë krijuese e njëkohësisht shkatërruese të saj: ajo mund të ndalë vdekjen ose të shpëtojë njeriun nga harresa.Në këtë linjë përfshihet Ukshin Hoti, figura emblemë e Kosovës, i cili përmes fjalës e mendimit politik “gjallë e panë gjithkah tue ecun”. Hoti përfytyrohet...