Komisioni Evropian propozon sanksione tregtare kundër Izraelit, dhe disa ministrave në qeverinë e Netanyahut

Komisioni Evropian propozon sanksione tregtare kundër Izraelit, dhe disa ministrave në qeverinë e Netanyahut

Bota E Mërkurë, 17 Shtator 2025 14:07 Komisioni Evropian i paraqiti sot Këshillit propozimin e tij për të pezulluar disa dispozita të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael , si dhe propozimet e tij për sanksione kundër Hamasit, ministrave ekstremistë dhe kolonëve të dhunshëm. Komisioni gjithashtu po pezullon mbështetjen e tij dypalëshe për Izraelin, me përjashtim të mbështetjes për Shoqërinë Civile dhe Yad Vashem. Sipas Komisionit , kjo ndikon në alokimet e ardhshme vjetore midis viteve 2025 dhe 2027, si dhe në projektet e bashkëpunimit institucional në vazhdim me Izraelin dhe projektet e financuara në kuadër të Mekanizmit të Bashkëpunimit Rajonal BE-Izrael. Siç nënvizon Komisioni , “propozimet vijnë pas një shqyrtimi të pajtueshmërisë së Izraelit me Nenin 2 të Marrëveshjes, i cili zbuloi se veprimet e ndërmarra...