Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Detaje nga operacioni/ Pas zbulimit të parcelave me kanabis, shkon në pesë numri i të arrestuarve
Policia ka finalizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në periferi të qytetit të Peqinit, duke zbuluar dy parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Operacioni u zhvillua gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesin e të mërkurës dhe çoi fillimisht në arrestimin e dy shtetasve, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në kultivimin dhe mirëmbajtjen e bimëve narkotike. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, parcelat ishin të fshehura në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë për t’u aksesuar, në një fshat fare pak larg qendrës së qytetit. Toka ishte përgatitur në mënyrë artizanale dhe bimët ishin fshehur nën kurora pemësh të dendura për të shmangur zbulimin nga dronët dhe patrullat ajrore.Pas hetimeve paraprake dhe analizimit të të dhënave të...