Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nis pazari i madh PD-PS për shkarkimin e Erion Veliajt, Nesti Angoni bën bashkë Ramën dhe Berishën për të hequr qafe…
Rigels Seliman Një furtunë e re politike pritet të shpërthejë në zëmër të Tiranës. Burime të sigurta nga Partia Socialiste dhe Partia Demorkatike tregojnë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është tashmë në prag të një rrëzimi spektakolar përmes kulisave e intrigave politike dhe financiare. Mësohet se sot këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë janë thirrur me urgjencë në selinë e PS për një mbledhje të pazakontë. Zyrtarisht nuk është dhënë arsyeja, por brenda partisë flitet vetëm për një gjë: fundi i Veliajt. Prej 7 muajsh në qeli, kryebashkiaku i Tiranës po shndërrohet në “kokën turke” të pazarit mes Ramës dhe Berishës. Në anën tjetër, këshilltarët bashkiakë të PD të Berishës kanë lëshuar deklarata të përsëritura për shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak. Ky koordinim...