“Përpiqesh të garosh, përdoren mjete”/ Sistemi zgjedhor, reagon Lapaj: Mekanizëm me “dy standarde”

“Përpiqesh të garosh, përdoren mjete”/ Sistemi zgjedhor, reagon Lapaj: Mekanizëm me “dy standarde”

Në një intervistë televizive, kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, hodhi akuza të forta ndaj sistemit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një mekanizëm me “dy standarde”. Lapaj kujtoi se para zgjedhjeve subjekti i tij politik kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj shumë forcave të tjera, duke hyrë në proces me lista të hapura dhe duke vendosur edhe kandidatë fiktivë, në mënyrë që qytetarët të kishin zgjedhje reale. Sipas tij, kjo strategji u përkrah nga mbi 64 mijë votues, çka e bëri lëvizjen një nga forcat më domethënëse antisistem në vend. Megjithatë, pas zgjedhjeve, sipas Lapajt, marrëveshja e bërë me qytetarët nuk u respektua. “Ky është një sistem që nuk të lë të garosh. Madje, edhe kur përpiqesh të garosh, përdoren mjete deri tek...