Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Ëndrra në Diella: përse korrupsioni nuk luftohet me Inteligjencë Artificiale
Dr. Kostina Prifti*Me përjashtim të lajmeve mbi emigrimin dhe aferat kriminale, të rejat nga Shqipëria janë virtualisht inekzistente në mediat europiane. Megjithatë, lajmi për lindjen e Diellës arriti të eklipsojë të rejat e zakonshme, duke marrë qendrën e skenës.Interesi i publikut mbi promovimin e Diellës është i kuptueshëm. Asnjë vend i BE nuk ka tentuar të ngrejë idenë e një sistemi të inteligjencës artificiale (IA) në një funksion ministror, qoftë edhe në mënyrë metaforike.[1] Përkundrazi, përfshirja e IA në procese të administratës publike është shoqëruar me gabime, skandale, dhe – si pasojë – skepticizëm të vazhdueshëm. Pas skandalit të ashtëquajtur “Toeslaggenaffaire”, qeveria holandeze u detyrua të japë dorëheqjen pasi sistemi IA kishte gabuar në detyrat e tij të përcaktimit të benefiteve sociale për shtresat në...