Shkaktuan aksidentin me 1 viktimë në Fier, arrestohen dy shoferët! 30-vjeçarja ende në spital

Shkaktuan aksidentin me 1 viktimë në Fier, arrestohen dy shoferët! 30-vjeçarja ende në spital

Pas aksidentit të ndodhur ditën e djeshme me pasojë vdekjen e 1 personi, Policia e Fierit njofton arrestimin e dy shoferëve të automjeteve të përfshirë në aksident.  Aksidenti ka ndodhur mesditën e djeshme tek kryqëzimi i Vajkanit ku një automjet me drejtues 42-vjeçarin J. M., u përplas me automjetin me drejtues 30-vjeçaren L. M. Viktimë e aksidentit ka mbetur pasagjerja që po udhëtonte me 30-vjeçaren, Marjana Kovaçi 60 vjeç.  Dy shoferët e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sakaq, shoferja 30-vjeçare vijon të mbahen nën kujdesin mjekësor për shkak të plagëve të marra ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.  “Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues...