Skemat piramidale/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit

Skemat piramidale/ “Shko luaj si gjithë të tjerët”, flet nëna e një prej të arrestuarve: Ia dhashë vetë lekët djalit

Sot pritet të jepen masat e sigurisë gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online. Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë. Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut, në një prononcim për mediat thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar, ndërsa e ëma shton se ia ka dhënë vetë paratë djalit. “Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas, vetëm të më vijë çuni”, u shpreh e...