Kancelari gjerman: Putin po teston limitet

Kancelari gjerman: Putin po teston limitet

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Evropën që të mos e lejojë Rusinë t’i përcaktojë kushtet e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë vetëm sa do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin, “që të kërkojë objektivin e tij të radhës”. “Putin po i teston limitet ka një kohë të gjatë”, tha Merz në parlamentin gjerman, ku po diskutohet për buxhetin e ri. “Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet t’i trazojë njerëzit”, u shpreh kancelari i Gjermanisë, të mërkurën, raporton DPA. Merz tha se kjo u bë e qartë në Poloni, javën e kaluar, kur dronët rusë cenuan hapësirën ajrore të vendit dhe u rrëzuan mbi territorin e tij, për herë të parë. Putin, po ashtu, po përpiqet të destabilizojë...