Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës, zbardhet vendimi i Konferencës së Kryetarëve
Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re. Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës. “Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi. Konferenca e Kryetarëve vendosi që secili folës në sallën e Kuvendit të ketë 10 minuta kohë për të dhënë qëndrimin e tij mbi programin analitik të qeverisë “Rama 4”. Kryeministri Edi Rama nuk ka kufizim kohor, në minutazh por si balancim të kohës së...