Aksidenti me vdekje në aksin Fier-Lushnjë, arrestohen dy shoferët

Aksidenti me vdekje në aksin Fier-Lushnjë, arrestohen dy shoferët

Lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen, ndodhur një ditë më parë në zonën e “Kryqëzimi i Vajkanit”, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, janë arrestuar dy drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në përplasje. Në pranga kanë rënë shtetasit J.M., 42-vjeç, banues në Londër, si dhe shtetasja L.M., 30 vjeçe, banuese në Laç. Në makinën e kësaj të fundit ndodhej dhe 53-vjeçarja si pasagjere, e cila ndërroi jetë. Dy drejtuesit u arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. “Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin...