Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij
Robert Redford, një nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Përveç suksesit të jashtëzakonshëm në film, ai ka lënë pas një pasuri të konsiderueshme që vlerësohet rreth 170 milionë euro. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare si aktor, regjisor dhe producent, Redford fitoi miliona dollarë nga projekte të mëdha filmike. Vetëm nga filmi “The Last Castle” (2001), ai përfitoi një pagë rekord prej 11 milionë dollarësh. Më herët kishte marrë 500 mijë dollarë për “The Sting” (1973), 2 milionë për “A Bridge Too Far” (1977), dhe 4 milionë për “Indecent Proposal” (1993). Pjesë e rëndësishme e pasurisë së tij ishin investimet në pasuri të paluajtshme. Ai zotëronte një portofol mbresëlënës, përfshirë një pronë prej 1,800 akrash në Utah, pjesërisht...