Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rubin vijon dëshminë në Hagë, bën deklaratën e fortë: Thaçi u kërcënua për të firmosur marrëveshjen e Rambujesë
Në Hagë ka nisur dita e tretë e dëshmisë së James Rubinit, dëshmitar i mbrojtjes të Hashim Thaçit. Gjatë seancës, Rubin u pyet nëse kishte dijeni për ndonjë kërcënim të mundshëm të bërë nga Thaçi ndaj dy anëtarëve të delegacionit kosovar në Rambuje, të cilët nuk ishin pjesë e UÇK-së. Ai deklaroi se nuk kishte dijeni për ndonjë kërcënim fizik. “Nuk kam qenë në dijeni për ndonjë kërcënim fizik nga ana e Thaçit. Por duhet ta dallojmë presionin fizik nga ai moral apo ideologjik,” tha Rubin. Ai theksoi se vetë Hashim Thaçi ishte në pozita të vështira në Rambuje dhe ishte vënë nën një presion të drejtpërdrejtë diplomatik nga Sekretarja Amerikane e Shtetit të asaj kohe, Madeleine Albright. “Sekretarja Albright e ka kërcënuar Thaçin në...