Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Zhduket’ 49-vjeçari në Durrës, kallëzimi u bë nga babai i tij
Një 49-vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Durrësit. Kallëzimi është bërë nga i ati, një 85-vjeçar, i cili ka njoftuar policinë për humbjen e kontakteve me të birin. Sipas deklaratës, ai nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e të birit që prej datës 21 prill 2025. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e tij. Njoftimi i policisë: Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.