Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Apeli i GJKKO e riktheu në qeli, Vangjush Dako ende në spital! Duhet të kryejë edhe 9 ditë dënim
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndodhet ende i shtruar në spitalin e Durrësit në repartin e Infektivit. Ai u shtrua pasi ka patur aritmi, gjendje ankthi dhe probleme me hernien diskale. Ditën e djeshme, pas vendimit të Apelit të GJKKO, e cila e dënoi me 2 vjet e 8 muaj burgim ish kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, SPAK në bazë të kompetencës që ka, nxori menjëherë urdhrin e ekzekutimit të vendimit. Duke përllogaritur kohën e paraburgimit, si dhe atë të arrestit shtëpiak, Dako tani duhet të kryejë edhe 9 ditë burg. Policia shkoi në shtëpinë e tij për zbatimin e vendimit por, për shkak të problemeve shëndetësore, ai u dërgua në spital nga efektivët, dhe pas vizitës mjekësore, u shtrua. Dako ruhet nga policia e burgjeve. Në bazë të Kodit Penal, çdo ditë në...