Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?

Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot vakancën për postin e kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në 18 dhjetor.  Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK, me përjashtim të Altin Dumanit dhe Arben Krajës, të cilët e kanë mbajtur këtë post. Pra 18 prokurat e tjerë të posaçëm kanë të drejtën e aplikimit.  Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë sot u hap procedura e aplikimit dhe të gjithë ata prokurorë që duan të kandidojnë do të duhet të shprehin interesin e tyre deri në datën 8 tetor.  Më pas kandidatët pasi të kalojnë edhe një proces vettingu do të merren në pyetje.    Prokurorët e Posaçëm që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK:  1-Adnan Xholi  2-Anita Jella  3-Alfred Shehu  4-Behar Dibra  5-Bledar Maksuti  6-Doloreza Musabelliu ...